Në 15 shkurt të 2020 do të hapen ofertat për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës me degëzim Rinasin.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Fazën e parë parakualifikuese e kanë kaluar 10 nga 25 kompani që patën shprehur interes. Tani, Ministria e infrastrukturës në bashkëpunim me Berzh që është edhe një prej donatorëve kanë rënë dakort që firma projektuese e veprës të jetë njëkohësisht dhe zbatuese.
Në prill të 2020 duhet të lidhet kontrata, ndërsa punimet pritet të zgjasin rreth 2 vjet, duke përfshirë dhe kolaudimin e hekurudhës. Vetëm ndërtimi do të kushtoje 70 milionë euro, ndërsa para të tjera do të duhen për mjetet lokomotivat dhe vagonët.
Mbetet për t’u zgjidhur çështja e kompanisë që do të operojë ndërkohë sipas Ministrisë se Infrastrukturës çmimi I biletës për një udhëtim do të jetë rreth 1.5 euro.
Aktualisht gjendja e hekurudhave në Shqipëri është mjerane, ndërkohë që projekti në fjalë është mbështetur fort nga BE përmes nismës së financimeve të projekteve për Ballkanin perëndimor. Kostoja totale është 90.5 milionë euro. 36.9 milionë euro janë siguruar nga Berzh, 35.4 milionë janë dhënë si garant falas nga BE, kurse qeveria shqiptare do të mbulojë kostot e shpronësimeve dhe tatimin e mbi vlerën e shtuar.
Nga përllogaritjet e vlera e kursimit nga qytetarët do të jetë rreth 55 milionë euro në vit.
Donald Jorgoni