Harry konfirmon aferën e tradhtisë së Princit William? Historia e bujshme që po bën xhiron e rrjetit

0
Gjigandi

Princi William është përfshirë në thashetheme që lidhen me një aferë tradhëtie. Pas publikimit të trailerit të dytë të dokumentarit të Princit Harry dhe Meghan Markle, njerëzit po pyesin se për çfarë saktësisht gënjente Pallati Buckingham. “Ata ishin të lumtur të gënjyen për të mbrojtur vëllanë tim,” thotë Harry në trailer, duke bërë që shumë njerëz të spekulojnë se ai mund të jetë duke folur për një lidhje jashtëmartesore të Princit William. Por kush është zonja në fjalë?

Para së gjithash, është e rëndësishme të theksohet se këtu asgjë nuk është e konfirmuar apo verifikuar. Princi i Uellsit u quajt “Princi i Pegging” pasi DeuxMoi publikoi një postim anonim për një çështje mbretërore. Është e rëndësishme të theksohet se DeuxMoi thotë: “kjo llogari nuk pretendon se informacionet e publikuara janë të bazuar në fakte.”

Por gjithsesi, pati një pretendim për një anëtar të familjes mbretërore të paidentifikuar, që dyshohet se ishte Princi William, për një lidhje jashtëmartesore. “Kjo është aq e çuditshme sa jam pothuajse shumë e tronditur për ta ndarë me ju (por gjithsesi do ta ndaj),” thuhej në postim. “Lidhja jashtëmartesore është një sekret i hapur në Londër në mesin e grupit aristokrat anglez, dhe është biseda e çdo feste dhe tavoline.”

Pra, a ka Princi William një lidhje?

RonaTyra

Postimi i ‘Deuxmoi’ besohet të jetë për Princin William për disa arsye. Kjo pasi trashëgimtari i fronit ka qenë i lidhur më parë në mënyrë romantike me Rose Hanbury, Marchioness of Cholmondeley, me raporte për këtë aferë që kanë dalë për vite me radhë.

Hanbury është (ose ishte) një anëtare e rrethit të ngushtë të William dhe Kate Middleton, dhe ajo dhe burri i saj jetojnë në Houghton Hall në Norfolk. Pavarësisht rritjes së kërkimeve për lidhjen e Princit William, Pallati Buckingham nuk i ka adresuar thashethemet dhe nuk ka gjasa ta trajtojë çështjen publikisht.

Kush është Rose Hanbury?

Siç u tha më parë, Rose Hanbury dhe Princi William lëvizin në të njëjtat qarqe, pasi gjyshja e Hanbury – Lady Elizabeth Lambert – ishte shoqëruese e nuses së Mbretëreshës Elizabeth. Hanbury ka qenë e ftuar në ngjarje të shumta mbretërore, duke përfshirë martesën e William dhe Kate në 2011, vizitën shtetërore të Presidentit Trump dhe së fundmi, shërbimin përkujtimor të Princit Philip. Është përfolur gjithashtu se Hanbury dhe Middleton ishin mikesha mjaft të mira, derisa Kate filloi ta shihte Hanbury-n si “rivalin e saj.”

Hanbury është një ish-modele dhe dikur kishte kontratë me Storm Models, e njëjta agjenci që zbuloi Kate Moss. Hanbury u martua me David Cholmondeley, Markezin e 7-të të Cholmondeley, në vitin 2009, pasi u takuan për herë të parë me pushime në Itali në 2003. Ka një hendek moshe 23-vjeçare mes çiftit dhe ata u martuan pasi ishin fejuar për vetëm dy ditë. Ata gjithashtu kanë tre fëmijë.

A flet Princi Harry për aferën në dokumentarin e tij në Netflix?

Më 8 dhjetor, Neftlix publikoi pjesën e parë të Harry & Meghan, një dokumentar me gjashtë episode.

Ndërsa tre episodet e para fokusohen te historia e tyre e dashurisë, se si dyshja mbështetën njëri-tjetrin; pjesa e dytë do të trajtojë mënyrën sesi mediat në Mbretërinë e Bashkuar dhe familja mbretërore e trajtuan çiftin deri në pikën e largimit.

Edhe pse Harry nuk e përmend në mënyrë eksplicite Hanbury-n, disa kanë theksuar se Duka i Sussex duket se i referohet thashethemeve të lidhjes.

Lidhja e supozuar e William dhe Hanbury u bë kryefjalë e mediave në mars 2019, afërsisht në të njëjtën kohë kur Meghan ishte shtatzënë me Archie dhe si rezultat u përball me tituj të ashpër dhe racist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu