Harry Kane, golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Tottenhamit (267 gola).
29-vjeçari, me golin që realizoi ndaj kampionëve në fuqi të Manchester City-t këtë të diel, la pas, James Peter Greaves, i ndarë nga jeta në vitin 2021, në moshën 81-vjeçare, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Tottenhami.
Kane e arrin shifrën e 267 golave në takimin e 412-të (301 takime në Premier League), ndërsa James Greaves shënoi 266 gola në 379 ndeshje.
Ai është gjithashtu lojtari i tretë në histori me më shumë gola në Premier League: 200. Më shumë se Kanë në elitën e futbollit anglez kanë shënuar Alan Shearer (260) dhe Wayne Rooney (208).
Sa i përket ndeshjes, goli i Kane i mjaftoi Tottenhamot për të mposhtur City-n, që nuk arrin të përfitojë nga ndalesa e Arsenalit, me diferencën mes venit të parë dhe të dytë që mbetet pesë pikë.