Hamasi: Sulmi ndaj Izraelit është një përgjigje ndaj përdhosjes së xhamisë Al-Aksa

0
Gjigandi

Hamasi ka reaguar sërish për sulmin e nisur mëngjesin e së shtunës në Izrael, duke thënë se është një përgjigje ndaj përdhosjes së Al-Aksës.

Kjo vjen pasi disa ditë më parë dhjetëra hebrenj, nën mbrojtjen e policisë, bastisën Xhaminë al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Ata hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar për të festuar festën hebraike Sukkot.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët.

Hebrenjtë e quajnë këtë zonë “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se është vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

RonaTyra

Të paktën 750 të vdekur, mbi 3,000 të plagosur dhe qindra pengje raportohen në Izrael nga sulmet.

Autoritetet thonë se dhjetëra izraelitë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, po mbahen peng në Gaza.

Forcat izraelite të sigurisë kanë marrë kontrollin e një stacioni policie në qytetin jugor të Sderot, duke vrarë të paktën 10 luftëtarë palestinezë pas një përplasjeje një orëshe.

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu