Hamasi paralajmëron se sulmet në Gaza mund të kthehen në “luftë rajonale”

0
Gjigandi

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, paralajmëroi se sulmet e Izraelit që vazhdojnë kundrejt Gazës mund të kthehen në një luftë rajonale. Në një video-regjistrim të publikuar, Haniyeh vlerësoi zhvillimet politike dhe konfliktet e përjetuara me Izraelin në frontin e Gazës, Bregut Perëndimor dhe Libanit.

ShBA-ja dhe disa vende të Evropës kanë kryer vizita në Izrael për mbështetje morale, rikujtoi Haniyeh, duke thënë se pavarësisht nga të gjitha këto përpjekje, administrata e Washingtonit nuk ka mundur të jetë e suksesshme në “sigurimin e mbështetjes rajonale dhe ndërkombëtare për Izraelin në lidhje me sulmet në Gaza dhe për të siguruar që arabët të pranojnë dëbimin”.

Pavarësisht të gjitha presioneve, qëndrimi i vendeve arabe dhe islame është shumë i qartë në çështjen e dëbimit të palestinezëve, deklaroi Haniyeh, i cili u shpreh se kjo është theksuar edhe në takimet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe të Ligës Arabe.

Haniyeh lavdëroi qëndrimin e vendeve arabe dhe islame, kryesisht të Egjiptit, kundër dëbimit dhe bëri thirrje që ky qëndrim të mbështetet. Më tej Haniyeh tha se administrata e ShBA-së nuk ka qenë e suksesshme edhe në çështjen e eliminimit të fronteve të tjera dhe për të bindur njerëzit për gënjeshtrat e Izraelit.

“Nëse këto sulme brutale, shkatërrime dhe gjakderdhje vazhdojnë kundër Gazës, kjo mund të kthehet në një luftë rajonale”, tha lideri i Hamasit.

RonaTyra

Duke informuar se në ditët e kaluara janë takuar me shumë zyrtarë nga bota arabe dhe islame, Haniyeh theksoi se në këto bisedime “u shprehën që zgjidhja është e mundur vetëm me përfundimin e pushtimit dhe themelimin e shtetit të Palestinës me kryeqytet Kudsin dhe se kanë kërkuar që komandantët pushtues të gjykohen për krimet që kanë kryer dhe që në Gaza të dërgohen ndihmat sa më parë”.

Së fundmi, Haniyeh i bëri thirrje popullit palestinez, botës islame dhe asaj arabe që të dalin në rrugë të premten me sloganin “Të ndalen sulmet kundër Gazës, jo dëbimit dhe atdheut alternativ”.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu