Hamasi: Diskutimet mbi pengjet fillojnë kur të mbarojnë luftimet

0
Gjigandi

Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, tha se nuk do të negociohet me Izraelin rreth pengjeve derisa të mbarojnë luftimet.

“Kemi informuar të gjitha palët që na kontaktuar në lidhje me të burgosurit që mbahen nga rezistenca se kjo çështje nuk do të hapet para fundit të betejës”, tha ai.

“Dhe do të jetë për një çmim që rezistenca do ta pranojë”, shtoi ai më tej.

Izraeli përllogarit që Hamasi mban 100 deri në 150 persona që i rrëmbeu pas sulmeve të së shtunës. Ndërkohë ushtria izraelite deklaroi se po vijon sulmet ajrore në Rripin e Gazës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu