Hakerat publikojnë certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme

0
Gjigandi

“Homeland Justice” publikon certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme në rrjetin social “Telegram”.

“Homeland justice” ka nxjerrë 214 faqe me dokumente, krahas të cilave shkruajnë: ‘Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari’!

Dokumentet mendohet se janë prodhuar nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

Për të gjithë dokumentet, data është e njëjtë 26-6-2020. Mbi të shkruhet “Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësor pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi…është i padënuar”.

Kujtojmë se më herët, hakerat iranianë publikuan të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Po ashtu faqja Homland Justice, publikoi dhe të dhënat të nëndrejtorit të ri të SHISH Oljan Kanushi.

RonaTyra

Që prej vitit 2021, Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu