Gripi, “jo me vrap në spital”, Brataj: Rrezikoni të merrni viroza të tjera

0
Gjigandi

Situata gripale në vend po rëndohet si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët e vegjël.

Përveç vizitave të shumta në qendra shëndetësore janë rritur edhe telefonatat drejt qendrës kombëtare të urgjencave të cilët i asistojnë edhe në banesë pacientët.

Sipas drejtorit të urgjencës kombëtare, virusi i gripit është shfaqur më agresiv pas dy viteve ku dominonte virusi i Sars Covid 2.

Brataj këshillon qytetarët të mos vrapojnë menjëherë në spital pasi gripi është një sëmundje që trajtohet në banesë.

Të rriturit mund ta menaxhojnë temperaturën me paracetamol 1000 miligram dhe jo gjysmën e kësaj doze. Po kështu edhe në rastin e fëmijëve të mos i çojnë në spital nëse nuk kanë komplikacione pasi marrin viroza të tjera.

RonaTyra

“Mos nxitoni në spital pasi merrni viroza të tjera. Menaxhojini në shtëpi ditët e para, vetëm kur shfaqen komplikacione zgjidhja është spitali”, tha Brataj.

Kurba e të infektuarve me grip është në rritje. Piku i tij pritet të mbërrijë në fund të muajit janar.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu