Grimieri i motrave Kardashian-Jenner i fiksuar me ushqimin shqiptar, publikon videon duke ngrënë byrek

0
Gjigandi

Ariel Tejada është një nga grimierët më të njohur në botë. Prej vitesh ai kujdeset për shumë yje botërore, veçanërish për motrat Kardashian-Jenner.

Mirëpo, mes shumë VIP-ave hollivudian, Ariel gëzon një miqësi të ngushtë edhe me këngëtaren shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj. Kjo e fundit jeton më SHBA, ku ka njohur grimierin dhe me të cilin ka një raport të shkëlqyer.

Madje, i ka treguar edhe për Shqipërinë dhe kulturën tonë. Ariel jo rrallë është shfaqur duke folur shqip dhe madje ka qenë edhe në vendin tonë.

Së fundmi, ai duket se është fiksuar me byrekun. Ariel ka ndarë një video në TikTok duke ngrënë byrekë me mish dhe djathë duke e shoqëruar me kos. Ariel e cilëson si një nga ushqimet e tij të preferuar teksa deri tani video ka marrë rreth 1 milionë shikime.

Kjo shërben padyshim si një promovim i mirë i kulturës sonë duke mos harruar se Ariel ndiqet nga shumë yje dhe të huaj që mund të mos e njohim fare Shqipërinë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu