Greva e kontrollorëve të trafikut ajror/ KLSH “shuplak” qeverisë, ja shkeljet që u raportuan

0
Gjigandi

Kontrolli i lartë i shtetit ka audituar një prej çështjeve më të nxehta në vend, krizën e Kontrollorëve të trafikut ajror në prill të vitit 2021, sipas KLSH konsiston shkelje në kontratat e punës.

Greva e Kontrollorëve të trafikut ajror ka nisur pasi drejtuesit e shoqërisë Albcontrol vendosën reduktimin e pagave të punonjësve për shkak të Covid-19, në kundërshtim me kontratën kolektive dhe pa u mbështetur në aktet që rregullojnë veprimtarinë e institucionit.

Këto konkluzione ka nxjerrë Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të publikuar së fundmi për aktivitetin e tre viteve të fundit të shoqërisë Albcontrol.

Sipas KLSH, vendimi për uljen e pagave për një periudhë të pacaktuar është përtej këtij afati dhe si rrjedhojë i pambështetur në përcaktimet dhe klauzolat e kontratës kolektive

Por, ndërkohë që ka pasur reduktim pagash për punonjësit, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk janë treguar aq të ngurtë për rrogat e tyre.

RonaTyra

Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbuluar se anëtarët e Bordit drejtues, megjithëse mund të mos kenë marrë pjesë në mbledhje të Këshillit ose kanë marrë pjesë në një numër të kufizuar mbledhjesh, ata janë paguar me rroga mujore rregullisht.

Fondi i pagave për 7 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Albcontrol” vetëm për 4 mbledhje në vit përllogaritet në mbi 60 milionë lekë të vjetra.

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës në shkelje të kontratës shkaktoi grevën e kontrollorëve ajrorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu