Greqia ngrin pasuritë e eurodepuetes të arrestuar për korrupsion në Bruksel

0
Gjigandi

Greqia ka ngrirë të gjitha pasuritë e Eva Kaili , ish-zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian, ka njoftuar qeveria e Athinës.

Skandali që po pushton Parlamentin Europian, për disa njerëz konsiderohet një “italian job”, siç shpjegohet nga një zëdhënës francez i një grupi parlamentar në Eurodhomë, duke iu referuar filmit të famshëm britanik me Michael Caine.

Gati 750 mijë euro në shtëpinë e babait

Më herët, eurudeputetes greke iu sekuestruan qindra mijëra euro në shtëpi dhe nga çantat që mbante babai i saj kur u ndalua nga autoritetet.

Paratë ende nuk janë numëruar, por sipas gazetës belge “L’Echo”, vlerësimet e para flasin për mbi 750 mijë euro në prerje 20 dhe 50 euro.

RonaTyra

Dyshohet se 600 mijë euro ishin në valixhen e sjellë nga babai i Kailit dhe pjesa tjetër në shtëpinë e eurodeputetes 44-vjeçare.

Sipas deklaratës së pasurisë së saj, ish-eurodeputetja e PASOK-ut, ka depozita të konsiderueshme që arrijnë në 460 mijë euro, prej të cilave rreth 400 mijë euro janë në bankën belge KBC. Pjesa tjetër është në llogari të tjera në bankat greke.

Gjithashtu ajo ka deklaruar një apartament 55 m2 në Bruksel, të cilin e ka blerë në vitin 2015, si dhe tre apartamente në Selanik, në lagjen “Psikiko” në kryeqytet, si dhe një në qendër të Athinës. Po ashtu ka edhe tre makina.

Ditën e diel policia në Belgjikë e ka arrestuar Kailin pas 48 orë hetimesh, nën akuzat për korrupsion për përfshirjen e saj në një organizatë kriminale të dyshuar në një skandal korrupsioni të lidhur me Katarin dhe për pastrim parash.

Bashkë me të janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, një lobist i Brukselit, identiteti i të cilit nuk dihet, ish-eurodeputeti eurosocialist italian, Antonio Panzeri, që konsiderohet si autori i skandalit të financimit të paligjshëm nga Katari, si dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij, Francesco Giorgi, ky i fundit bashkëshorti i eurodeputetes greke Kaili.

Kush është Antonio Panzeri 

Sipas akuzave, ish-deputeti Antonio Panzeri dyshohet se ka ndërhyrë politikisht me deputetë që punojnë në Parlamentin Evropian. Ndërhyrjet do të kishin qenë në dobi të Katarit dhe Marokut.

Në Bruksel, në shtëpinë e Panzerit, sipas disa mediave, hetuesit do të kishin gjetur 500 mijë euro cash.

Ndërkohë, Katari që në ditët e para të hetimit, “ka hedhur poshtë kategorikisht çdo përpjekje për ta lidhur me akuzat për korrupsion”./Si

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu