Një dyqan ushqimor ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Paraprakisht bëhet me dije se dy persona të paidentifikuar kanë marrë xhiron ditore në dyqan prej 15 000 lekë të rinj dhe janë larguar me shpejtësi.
Policia e qytetit bregdetar njofton se është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar, ndërsa po vijon punën për identifikimin dhe kapejn e autorëve.
Durrës/Informacion paraprak:
Rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, Durrës, dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
a.m/dita