GR-ALBANIA e Gentjan Filaj shkel ligjin në Rrugën e Arbrit

0
Gjigandi

Kompania “GR-ALBANIA” e Gentjan Filaj supervizon Rrugën e Arbrit duke mos patur çertifikatë akreditimi pasi i është refuzuar nga Ministria për parregullsi në punimet e mëparshme.

Presta Nome i politikës shqiptare, njeriu që lidh Mediun dhe Gjiknurin, interesat dhe pazaret vjen në qendër të vëmendjes nga puna monitoruese e institucioneve shtetërore.

Ngjarja e radhës lidhet me “Rrugën e Arbrit” ku një dokument i marrë nga Drejtoria e Akreditimit ku rezulton se kompanisë “GR-ALBANIA” i ka mbaruar afati i çertifikatës së akreditimit.

Certifikata e Akreditimit që i ka përfunduar afatiBurimi: Ministria e Financës dhe Ekonomisë
Çertifikata e Akreditimit që i ka përfunduar afati Burimi: Ministria e Financës dhe Ekonomisë

Kompania ka qenë e pajisur deri në nëntorin e kaluar me këtë çertifikatë akreditimi për mbikëqyrje teknike të zbatimit të projektit të rrugës së Arbrit por, nuk është pajisur me çertifikatë të re nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit në Ministrinë e Financave.

Ajo që ka trembur institucionet nga skandali i radhës nga kompania e Gentjan Filaj është raporti nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Autoriteti Rrugor. Në këto raporte theksohet se kompania “GR ALBANIA” ka krijuar raport për relacion supervizimi fiktiv për punimet e kryera. Si rrjedhojë janë fshehur shumë specifika, të cilat janë të domosdoshme për realizimin e projektit.

RonaTyra

Ndër to përmendim mungesën e zbatimit të projektit të rrugës me devijime, moskryerja e zërave dhe proceseve të punimit, mungesë standardesh teknike e cilësi të dobët etj.

Ekstrakti i Kompanisë 'GR ALBANIA'Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Ekstrakti i Kompanisë ‘GR ALBANIA’ Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

Por zullumet e Gentjan Filaj me “GR ALBANIA” lidhen dhe me fallsifikimet që ka bërë në investime të tjera publike. Edhe këto mesa duket kanë ndikuar tek refuzimi për të marrë çertifikatën e akreditimit, të cilat shtohen te shkeljet e pafundme që ka ekzistenca e kësaj kompanie groteske. Nuk është rastësi që Gentjan Filaj është i lidhur me dy politikanë kontroversë sepse shkeljet dhe mungesa e ndëshkimit zbatohet vetëm për politikan kalibri, të cilët kanë mbështetje nga të dyja krahët e politikës.

Megjithatë si në shumë raste të tjera, kompania e njeriut që mbulon tentakulat e politikanëve vazhdon të kryejë mbikëqyrjen dhe supervizimin e punimeve dhe zbatimit për projektin e “Rrugës së Arbrit”.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu