Google më nuk e njeh si kryetar të Stambollit, reagon Ekrem Imamoglu

0
Gjigandi

Për motorin e kërkimit Google, Ekrem Imamoglu më nuk është kryetar i qytetit të Stambollit.

Në fakt, Imamoglu ditë më parë u dënua me dy vjet burg dhe vendosi një ndalim politik për fyerje të zyrtarëve publikë.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe vetë sfiduesi i mundshëm i presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan për zgjedhjet presidenciale turke.

 

RonaTyra

“Unë flas kursu”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter teksa ka nënvizuar edhe fjalën “ish” kryetari i bashkisë së Stambollit.

Theksojmë se vendimi vjen vetëm gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të planifikuara presidenciale dhe parlamentare në Turqi.

Ndryshe, 52-vjeçari nga Partia Popullore Republikane (CHP) e opozitës, u gjykua për një fjalim pas zgjedhjeve lokale të vitit 2019 në Stamboll, kur tha se ata që anuluan votimin ishin “budallenj”.

Kujtojmë se Imamoglu fitoi ngushtë zgjedhjet komunale në mars të vitit 2019, duke mposhtur një kandidat nga Partia AK në pushtet e Erdoganit.

Pasi ato rezultate u anuluan, ai fitoi votën e rivotimit.

Fitorja e tij i dha fund pushtetit 25-vjeçar në qytetin më të madh të Turqisë nga AKP dhe paraardhësit e saj islamikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu