Goditi me thikë një shtetas, arrestohet 17 vjeçari në Elbasan

0
Gjigandi

Një person ka rënë në prangat e policisë së Elbasani, pasi mbrëmjen e së mërkurës goditi me thikë një të ri dhe më pas i theu xhamin e makinës.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një konflikt të çastit gjatë të cilit mbeti i dëmtuar me mjet prerës një 27-vjeçar, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 17 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 27 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën, si dhe ka thyer xhamin e pasmë të automjetit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, dy persona po procedohen në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

“Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. B., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë natës, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se ka thyer xhamin e një automjeti, brenda të cilit ka vjedhur një shumë lekësh. Vijon puna për kapjen e tij.   

RonaTyra

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., pasi dyshohet se ka trafikuar një mjet bujqësor”. 

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu