Gert Shehu, i cili goditur me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën ka dorëzuar ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që e la atë në burg.
Mbrojtja kërkon zbutje të masës së sigurisë dhe hetimin e tij në një masë më të lehtë se ajo e arrestit në burg.
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.
31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur.
Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.
31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Po ashtu, edhe masa e sigurisë “arrest me burg” iu komunikua teksa ndodhej në shtratin e spitalit.
j.l./ dita