Një studim në Mbretërinë e Bashkuar me 2,250 të rritur, i ribotuar së fundmi nga BBC, zbuloi se pothuajse gjysma e beqarëve nuk i lajnë çarçafët, duke i mbajtur ato deri në katër muaj të plotë në shtrat pa larë.
Madje, 12% kanë pranuar se i lajnë “sa herë që u kujtohen”, ndonjëherë duke i lënë edhe më gjatë. Në të kundërt, gratë beqare ndryshojnë, me 62% që pastrojnë çarçafët çdo dy javë.
“Kjo është e vërteta!” Tritan Shehu: PD është e bashkuar, do të dalë me një kandidat në zgjedhje
Më rregullisht duket se janë shumica e çifteve, të cilët thanë se i lajnë çdo tre javë, sipas të dhënave nga një kompani.
Një ekspert i gjumit i tha BBC-së se ne duhet t’i ndërrojmë çarçafët një herë në javë ose maksimumi çdo dy javë.