Gina Stewart, gruaja që konsiderohet si “gjyshja më seksi në botë”, është në kërkim të dashurisë në moshën 52-vjeçare.
“Unë jam gjyshja më seksi në botë dhe jam beqare. Nuk po kërkoj askënd në veçanti. Mendoj se jam e destinuar të gjej dashurinë, do të ndodhë një ditë dhe ndoshta do të dashurohem kur më pak e pres”, tha gruaja australiane për “Scottish Sun”.
“Të jem e sinqertë, shumë të rinj i duan gratë më të vjetra. Ndoshta kam më shumë kërkesa nga brezi i ri sesa nga burrat e moshës sime”, shtoi 52-vjeçarja.