Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg ish-drejtuesin e UÇK-së, Salih Mustafën për krime lufte

0
Gjigandi

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.

Në seancën e mbajtur ditën e sotme ku trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia ka lexuar aktakuzat ndaj Mustafës dhe dënimet e dhëna për secilën prej tyre. Gjykatësja tha se në dvnim do të llogaritet dhe koha e paraburgimit.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluar në aktgjykim ju shpall fajtor, për torturë për krime lufte, ndalim arbitrar për krime lufte, si pjesë e ndërmarrjes kriminale”, ka thënë ajo.

Gjyqtarja e Gjykatës Speciale ka thënë se dëshmitarët e Prokurorit të Specializuar, ishin dëshmi të besueshme dhe të mbështetura.

“Gjykimi filloi ka filluar më 15 shtator më 2021. Mbrojta bëri mbrojtjen e saj më 22 mars 2022. Tetë viktima morën pjesë në proces dhe të gjithë ishin nën masa mbrojtëse. Në lidhje me dëshmitarë e prokurorit të specializuar, trupi gjykues vlerësoi se të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve ishin të besueshme dhe të mbështetura”, ka thënë ajo.

RonaTyra

Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020. Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë, 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Ish pjesëtari i UÇK-së akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe të gjitha këto dyshohet se janë kryer në Zllash gjatë vitit 1999, në ndërtesën e ndalimit. Aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, ai është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020, ndërkaq procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu