Gjykata e Lartë refuzon transferimin e gjykimit të Arbër Paplekajt

0
Gjigandi

Gjykimi ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s, të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, do të vijojë të zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit.

Gjykata e Lartë ka vendosur të refuzojë kërkesën e bërë prej tij për transferim të gjykimit në një tjetër qytet. Verdikti për të mos zhvendosur procesin jashtë Elbasanit është marrë në dhomë këshillimi nga një Kolegj Penal i përbërë nga anëtarët Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni.

Paplekaj kërkoi transferim të gjykimit me pretendimin se në Gjykatën e Elbasanit nuk garantohej siguria e personave që marrin pjesë në gjykim, transferime që kanë ndodhur në të kaluarën për procese të gjykatës së Tropojës, Vlorës apo Beratit. Sipas Paplekaj, në Elbasan cenohej siguria dhe liria e vullnetit të të pandehurve, dëshmitarëve, ekspertëve, por edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ish-efektivi i RENEA e argumentoi kërkesën me paaftësinë e policisë lokale të Elbasanit për të parandaluar ngjarje, si ajo e 21 prillit 2021, ku edhe ai u bë protagonist. Kjo për faktin se në ngjarje ishin prezentë disa punonjës policie, të cilët nuk reaguan në përputhje me detyrën.

Krimi për të cilin akuzohet Paplekaj u shënua gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Në një përballje mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste, në prani të punonjësve të policisë, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën dy të tjerë.

RonaTyra

Më shumë se një vit pas ngjarjes, Prokuroria e Elbasanit dërgoi si të pandehur në gjykatë 8 nga punonjësit e ndodhur në ngjarje, mes të cilëve edhe dy ish-zv.drejtorët Albert Nushi e Nikollaq Palla për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas prokurorisë, edhe pse ishin sinjalizuar për një situatë të tensionuar, as nuk e parandaluan dhe pas ngjarjes, as nuk ndaluan, arrestuan apo evidentuan personat e përfshirë në konflikt.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu