Gjykata e Elbasanit lë në burg “blogerët” rusë të arrestuar për spiunazh

0
Gjigandi

Mikhail Zorin, 24-vjeçari rus që u vu në pranga në uzinën e Gramshit pasi sulmuan dy ushtarët shqiptarë është lënë në burg bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeevac dhe një ukrainas.

2 rusët dhe 1 ukrainas u arrestuan pasditen e 20 gushtit, ndërsa sipas prokurorisë, ato janë konstatuar brenda ambienteve të objektit ushtarak “Uzina e Mekanike Çekin Gramsh” (Ish Uzina e Armëve) duke kryer filmime dhe fotografime të fshehta, nëpërmjet pajisjeve speciale elektronike të fotografimit.

Nga këqyrjet paraprake të pajisjeve elektronike, thuhet në dosjen e prokurorisë, kanë rezultuar të dhëna me rëndësi për hetimit që lidhen me fotografi të objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale.

Në cilësinë e provës materiale prokuroria ka sekuestruar ndër të tjera edhe një copë fishek model 56, kaliber 7,62 mm dhe 1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm.

‘Ndër të tjera u janë sekuestraur: 1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP; 2 dronë; sasi të konsiderueshme monetare, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (nightvision); 1 laptop, karta sim; hardisk i jashtëm; 1 (një) copë fishek model 56, kaliber 7,62 mm dhe 1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm, dokumenta identifikimi dhe udhëtimi; pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombul e përdorur në forme spray neuroparalizuese; 6 telefona celularë.’- thuhet në dosje.

RonaTyra

2 rusët dhe ukrainasit Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fedis Alpatov akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu