Gjiknuri bashkëbisedim me votuesit për herë të parë: Bashkohuni me PS, jemi forca e vetme që përfaqësohet me më shumë të rinj

0
Gjigandi

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbiedim me votuesit për herë të parë. Ai u bëri thirrje vajzave dhe djemve të këtij qyteti jo vetëm që të votojnë PS, por dhe të bëhen pjesë e kësaj force politike.

“Zgjedhjet vendore janë vendi kur ia vlen të dalësh e të votosh për herë të parë. Voton për qytetin tënd, voton për atë që do ta administrojë më mirë qytetin tënd që është njëkohësisht dhe jeta jote. Jeta jote është edhe mjedisi që të rrethon. Pra, kush është ambienti që të rrethon, si do administrohet më mirë ai ambient? Këtu Bashkia ka një rol deçiziv. Prandaj them, pjesëmarrja juaj me votë, nëse vërtet do të ndryshosh diçka apo të vërë në peshore gjërat që janë bërë, ja vlen të dalësh në votime”, tha ai.

Gjiknuri nënvizoi se PS është partia e vetme që përfaqësohet me më shumë të rinj e të reja në të gjitha nivelet e qeverisjes.

“Në fakt ku ka më mirë se në Elbasan, se ju keni edhe një shans tjetër, ju keni një djalë të ri kandidat, e keni kryetar Bashkie. Është i ri në moshë. Është në gjendje që të kuptojë më mirë interesat tuaja. Këtë ai e ka treguar me vepra. E ka treguar me punën që ka bërë me terrenet sportive, interesin që ka treguar për jetën kulturore të të rinjve. Unë kam qenë deputet në vitin 2009 në Elbasan. Nuk ka pasur Elbasani kaq shumë terrene sportive. S’ka pasur Elbasani kaq shumë dinamikë rinore siç e ka tani. Gledi ka bërë gjëra konkrete dhe Partia Socialiste është ajo që ka investuar më shumë se çdo forcë tjetër te të rinjtë”, deklaroi numri dy i socialistëve.

RonaTyra

Ai shtoi se pjesëmarrja e të rinjve në politikë me vizionin dhe energjitë e reja fillohet nga vota e cila ka shumë peshë. “Unë them që është moment i mirë t’i bashkoheni Partisë Socialiste, por le ta fillojmë nga një provë. Votoni për Partinë Socialiste dhe më besoni që shumë shpejt një pjesë e juaja do të bëhet pjesë e rrugëtimit tonë. Ndryshimi i Elbasanit do jetë krenaria juaj”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu