Gjermania kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave ilegale në veri të Kosovës

0
Gjigandi

Pas javësh përshkallëzimi, Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë për gazetën austriake “Der Standard” kërkon që “barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës, të cilat paraqesin edhe rrezik sigurie, duhet të çmontohen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Federale shtoi: “Jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës”.

Gazeta austriake shkruan se “javët e fundit, serbët militantë nacionalistë kanë ngritur barrikada në rrugë në veri të Kosovës. Ndër të tjera ata po protestojnë kundër arrestimit të një punonjësi policie që dyshohet se ka sulmuar një qendër votimi. Të enjten pati edhe një demonstratë në veri të Kosovës, ku u shfaq një flamur i madh serb”.

“Ata serbë militantë nacionalistë që ngritën barrikadat dhe organizuan demonstratën i përkasin mbështetësve të partisë Lista Serbe, e cila është drejtpërdrejt nën kontrollin e qeverisë në Serbi. Ajo vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës dhe monopolin e Kosovës për përdorimin e forcës në veri të vendit”, shkruan më tej kjo gazetë.

Javët e fundit, në veri të Kosovës, ku jetojnë shumë serbë, ka pasur dhunë të përsëritur ndaj përfaqësuesve të institucioneve kosovare, por edhe ndaj gazetarëve. Është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu