Gjenerali izraelit flet për foshnjat e vrara: I masakrojnë në sy të nënave, vriten në dhomat e tyre të gjumit

0
Gjigandi

Një gjeneral i ushtrisë izraelite ka dhënë detaje të asaj që ai e quan një “masakër” në kibbutz Kfar Aza në Izrael, vetëm pak larg nga kufiri me Rripin e Gazës. “Foshnjat, nënat, baballarët, në dhomat e tyre të gjumit, në dhomat e tyre të mbrojtjes vriten nga terroristët,” tha gjeneral major Itai Veruv, për Reuters.

“Nuk është një luftë, nuk është një fushë beteje. Është një masakër,” shtoi ai. “Është diçka që nuk e kam parë kurrë në jetën time. Është diçka që ne e imagjinonim nga gjyshërit tanë. Nuk është diçka që ndodh në historinë e re.”

Reuters raporton se trupat e militantëve të Hamasit u gjetën në vend, së bashku me ato të banorëve izraelitë. Era e keqe e trupave është e rëndë.
p.c. / ABC24.AL
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu