Pronari i një dyqani në Roskovec të Fierit po procedohet penalisht, pasi shiste lëndë piroteknike të kontrabanduara.
Sakaq, mësohet se i janë sekuestruar një kuti me fishekzjarrë të kontrabanduara.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Njoftimi i Policisë:
Nga kontrollet e përditshme në subjektet ekonomike në qark, Policia konstaton se në një dyqan në Roskovec, shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara.
Procedohet penalisht pronari i dyqanit. Sekuestrohen kuti me fishekzjarrë.
Në kuadër të punës së vazhdueshme të Policisë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të shitjes së mallrave/produkteve që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier po kryejnë përditë kontrolle në subjekte ekonomike të ndryshme.
Si rezultat, specialistët konstatuan se në një dyqan në lagjen nr. 2, Roskovec, shiteshin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.
Për këto paligjshmëri u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e dyqanit, shtetasin 37 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë gjetën në dyqan, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekzjarrë.
p.k\dita