Getinjo, Vivienit: Po ma jep një energji të keqe

0
Gjigandi

Përplasjet në mes çiftit Getinjo e Vivien, janë bërë diçka e zakonshme, mirëpo sonte reperi deklaroi diçka shumë të fortë kundrejt të dashurës. Ai i tha asaj se po i jep energji të keqe.

“Ia ke nisë me më bo keq, po më jep energji të keqe. Me këto herë mirë e herë keq të gjendjes tënde. Ia kam nisë që krejt ato të mira që i dëgjoj për ty me një të keqe po m’i largon krejt ato të mirat.”, u shpreh Getinjo, derisa Vivieni këmbëngulte të dinte se cila është arsyeja e formimit të këtij opinioni.

“Kam qejf të m’i thuash gjanat, të thuash po më vjen energji e keqe”, i tha Vivi.

“Diqysh veç po këqyr me u kapë… Po ma thua ndonjë llaf pa nevojë. Po më jep energji të keqe, edhe nuk është mirë më ma dhanë këtë energji, se s’më zë vendi-vend”, iu kthye Getinjo.

Vivieni i tha se s’ka synim t’i bëjë keq.

RonaTyra

“Nuk mundesh me më bo keq, kur ndihem keq s’mundesh me më pa mo… Kur t’ia nisësh me ma acaru shpirtin është problem”, vazhdoi reperi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu