Dhe puthja e parë në “Big Brother VIP Kosova” ka ndodhur. Vivien dhe Getinjo duket se janë çifti i parë i krijuar në këtë reality-show.
Që në fillim dyshja kanë qenë shumë të afërt. Ata qëndrojnë bashkë pjesën më të madhe të kohës, mes përqafimeve, ledhatimeve e puthjeve.
Ditët e fundit ata filluan të ndanin edhe shtratin duke fjetur bashkë. Mirëpo, dyshja nuk ka duruar dot më gjatë dhe kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë në buzë.
Teksa ky moment po bën xhiron e rrjetit, nuk ka vonuar një reagim as nga vëllai i reperit, Mozzik. Artisti ka publikuar foton e puthjes në Instagram, duke shkruar: “Mirëmëngjes, botë!”
Në këtë mënyrë ai ka treguar mbështetjen e tij ndaj të vëllait dhe lidhjes së tij.