Tema për komunitetin LGBTI vazhdoi gjatë në mes të banorëve, pas përplasjes në mes të Artanit me Edonin.
Getinjo tregoi se më herët ka pasur shumë rezerva ndaj këtij komuniteti, madje tha se ka qenë “njëfarë Artani me mendime”.
Nuk ka punë asgjë me ne.. ata që i kam njoftuar më kanë bë me mendu ndryshe.
“Kam pasur rezerva. Unë kam qenë njëfarë Artani me mendime. S’ka të keqe asgjë. Ka të keqe nëse mendon se të pengon ky send. Nëse ti ke frikë që të sulmon një njeri i komunitetit LGBTI, nëse mendon që është rrezik me u frikësu prej këtij njeriu, atëherë mendimi im thotë që je gabim”, ka thënë Getinjo.
Ai madje tregoi se si kishte reaguar shumë ashpër ndaj një personi LGBTI, kur ai i kishte thënë “loçkë”.
“Unë kam pasur punë me persona që kanë punuar tesha dhe ma ka bo njani: Loçkë a mos ke shkrepsë. I kam thanë: Gojën ta çaj me bo me më thanë loçkë edhe njëherë. Edhe u ndi keq edhe më ka thanë: Unë krejtve i them loçkë. I kam thënë vetes nuk është tuj më bo kurrgja, ti e di drejtimin tënd, e di familjen, rrethin tënd, s’më pengon kurrgja, pse me u ndi unë keq, me u ndi i frikësum se pse ky më thotë loçkë, zemër ose m’i lëshon sytë”, është shprehur Getinjo.
“Unë e kam pasë mendimin goxha të egër”, shtoi ai.