Gërdeci/ Gjykata e Posaçme shtyn sërish seancën ndaj Fatmir Mediut

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme shtyu për më 3 tetor procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për t’u shprehur në lidhje me provat e kërkuara nga palët. Në seancën e sotme, gjykata administroi kërkesën për prova të avokatëve mbrojtës të Mediut.

Në listën e prezantuar edhe më herët, avokatët kërkuan gati 90 dëshmitarë, mes të cilëve personalitete politike të huaj dhe vendas, ish-ushtarakë të lartë të kohës, përfaqësuesve të SAC, si edhe të pandehurit e procesit të parë të çështjes “Gërdeci”.

Mbrojtja kërkoi edhe pyetjen e ekspertëve, që kanë konkluduar mbi shpërthimin e 15 marsit 2008, kryerjen e një eksperimenti hetimor për shpërthimin, si edhe administrimin si provë të pamjeve filmike të shpërthimit të transmetuara në TV dhe një intervistë televizive të ish-ministrit Mediu, një ditë para ngjarjes.

Ndërkohë, avokati të dëmtuarve nga shpërthimi i Gërdecit kërkoi pyetjen si dëshmitarë të 12 personave, ish-drejtues të fabrikës së demontimit apo ushtarakë, si edhe Fiqiri Ismailit, ish-kryebashkiakut të Vorës.

Nga ana e tij, prokurori i SPAK në sallë, Arben Kraja, i tha gjykatës se pyetja si dëshmitarë e personaliteteve të huaja politike, ish-ministra të mbrojtjes të vendeve evropiane, apo ish-zyrtarë të lartë të NATO-s nuk sjell dobi për procesin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu