KATAR – Bashkëshortja e Ronaldos, Georgina, ka sulmuar trajnerin Santos pas ndeshjes disfatë me Marokun.
“Sot shoku dhe trajneri yt bëri një gabim. Ai shoku për të cilin ke kaq shumë fjalë admirimi dhe respekti. I njëjti që të futi në fushë, kur pa se si gjithçka kishte ndryshuar, por ishte tepër vonë. Ai nuk mund të nënvlerësojë lojtarin më të mirë në botë, ‘armën’ e tij më të fuqishme”.
Kështu ka shkruar në Instagram, modelja argjentinase, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, pas eliminimit të Portugalisë në çerekfinale të Kupës së Botës. CR7 u aktivizua në lojë në pjesën e dytë nga trajneri Fernando Santos me luzitanët të mposhtur 1-0. “Nuk mund të mbrosh dikë që nuk e meriton. Jeta na jep mësime. Sot nuk humbëm, mësuam”, përfundoi Georgina.
Edhe motra e CR7 ishte në sulm. Madje, postimi i motrës së Ronaldit ishte edhe më i rëndë: “Ata vranë njeriun, vranë një kombëtare, vranë një komb”. Në storjen në Instagram, Elma Aveiro, siç raporton gazeta sportive A Bola, lëshon hashtagun #fernandosantosout, ose “Fernando Santos jashtë kombëtares portugeze”.