Georgina ‘sfilon’ e mbuluar me ar në Botërorin e Katarit, vetëm unaza e fejesës i kushton mbi 696 mijë euro

0
Gjigandi

Georgina Rodriguez nuk ka kaluar pa u vënë re gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Zvicrës. Partnerja e Cristiano Ronaldos u shfaq në stadium rrezatuese, e mbuluar në ar, duke pasur parasysh byzylykët dhe orët luksoze, të cilat tërhoqën vëmendjen e tifozëve dhe jo vetëm.

Mbi të gjitha binte në sy unaza e fejesës që ka marrë së fundi nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”. Një unazë diamanti që kushton mbi 696 mijë euro, e zbukuruar me diamante dhe një safir të madh.

Për momentin, megjithatë, një datë martese ende nuk është përcaktuar, edhe pse CR7 dhe Georgina kanë tashmë së bashku dy fëmijë. Georgina Rodriguez ka treguar edhe bizhuteritë e tjera të mrekullueshme dhe të shtrenjta në tribunat e stadiumit ku Portugalia mposhti thellë Zvicrën.

Një gjerdan rubin me vlerë më shumë se 289.000 euro, një byzylyk me vlerë pothuajse 174.000 euro dhe disa unaza për një vlerë totale prej 57.000 euro. Georgina mbante gjithashtu një unazë rubini dhe dy byzylykë diamanti.

Sigurisht, partnerja e CR7 nuk e kishte harruar orën e saj unike: një Rolex GMT master II prej ari të bardhë 18 karatësh, me diamante. Kostoja? Më shumë se 464 mijë euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu