Georgina Rodriguez: Ky është i vetmi defekt që ka Ronaldo

0
Gjigandi

Georgina Rodriguezm partnerja e ylli portugez Cristiano Ronaldo, ka dhënë një intervistë për “Sportweek”. Sipas modeles dhe influencueses, futbollisti i njohur është një model i vërtetë për shumë meshkuj. Me shumë përparësi dhe fare pak defekte.

CR7ka vetëm një defekt sipas rrëfimit të 28-vjeçares: “Cristiano është një super baba dhe partneri më i mirë që mund të ëndërroja ndonjëherë.

Defekti i tij i vetëm? Ronaldo nuk gatuan. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj vetë”.

Një nga problemet e para që kishte CR7 në Arabinë Saudite ishte ai i pamundësisë për të gjetur një kuzhinier personal, që do të ishte në gjendje të përgatiste ushqime për shijen e tij.

Siç u zbulua nga “Daily Mail” pak kohë më parë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po kërkon prej kohësh një kuzhinier të aftë për të përgatitur pjata tradicionale portugeze, por edhe sushi e pica. Pas disa përzgjedhjeve, Ronaldo arriti të punësonte personin e duhur, i cili sot alternohet me Georgina, së cilës i pëlqen shumë të jetë në kuzhinë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu