Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka postuar një sërë fotografish në profilin e saj në Instagram, në të cilat është shfaqur në poza tërheqëse.
Postimi i saj ka marrë mbi 3.5 milionë pëlqime, ndërsa ka rënë në sy komenti i superyllit të futbollit.
“Hyjnore” – ka shkruar lojtari portugez, ndërsa komenti i tij ka marrë mbi 10.500 pëlqime.
Ndryshe, pasi nënshkroi për klubin Al-Nassr në Arabinë Saudite, një jetë e re ka filluar për të dhe familjen e tij.
Edhe pse gratë kanë fituar disa liri vitet e fundit, Arabia Saudite është ende një vend shumë kufizues, me më pak të drejta dhe liri se në Perëndim.
Georgina duhet të veshë një ‘abaya’ në publik – një veshje tradicionale arabe që duket si një mantel. Ajo e ka veshur tashmë në ndeshjet e Kampionatit Botëror në Katar, por edhe në pritjen e Ronaldos në klubin e tij të ri.
Rregullat urdhërojnë që gratë të vishen “modestisht dhe me denjësisht” – që me fjalë të tjera do të thotë se ajo nuk do të jetë më në gjendje të veshë rroba të tejdukshme, të shkurtra dhe të ngushta.