Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, një prej futbollistëve më të mirë sot, i ka blerë portugezit të famshëm një dhuratë luksoze për Krishtlindje.
Ajo për Krishtlindje i ka blerë Ronaldos një Rolls-Royce luksoze, pasi Ronaldo njihet si koleksionist makinash, duke pasuruar kështu koleksionin e tij.
Shprehja e fytyrës së Ronaldos, kur pa një makinë para shtëpisë me një hark të madh të kuq, të cilin e ‘tërhoqi Santa Claus’, flet më shumë për habinë dhe kënaqësinë e dhuratës.
Georgina ka postuar videon në profilin e saj në Instagram me përshkrimin “Natë magjike, faleminderit Santa”.