Gazetarja kërkon ndjekje penale për punonjësin Veliajt: Është seksiste, jam nëna e dikujt dhe bashkëshortja e dikujt

0
Gjigandi

Gazetarja Sonila Musaj ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për ndjekje penale ndaj punonjësit të bashkisë së Tiranës, Aurel Boriçi.

Me dije bëhet se kjo kërkesë është bërë mbi akuzën për përndjekje dhe ngacmimit seksual që cënon dinjitetin dhe imazhin.

Kujtojmë këtu se në datën 11 shkurt, Sonila Musaj u pengua nga punonjësi i bashkisë së Tiranës, Aurel Boriçi për t’i bërë pyetje kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Aurel Boriçi, doli para dhe i tha gazetares ‘’Hajde të të përqafoj’’.

Ndërsa gazetarja ka thënë:

RonaTyra
Erdhi dhe më përqafoi për të më penguar kështu ushtrimin e detyrës time. Kjo sjellje është e papranueshme, është seksiste sigurisht. Unë jam nëna e dikujt, bashkëshortja e dikujt dhe vajza e dikujt, jam dhe bija e dikujt. Nuk e di si do të ishte ndjerë zoti Boriçi nëse një skenë e tillë do i kishte ndodhur bashkëshortes së tij. Jam e pafjalë.’’

Po ashtu ajo ka thënë se kjo është turp kur i bëhet një gazetari dhe jo më të mendosh se si sillen me qytetarët e tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu