Gati gjysma e testimeve rezulton pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit

0
Gjigandi

Pothuajse gjysma e atyre që kanë kryer testin e Covid-19 kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 22 qytetarë rezultojnë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë në 49 testime të kryera, por asnjë humbje jete.

Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim vetëm një pacient, ndërkohë që janë 206 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

RonaTyra

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 49 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në Bashkitë:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shijak, Lushnje, Vlorë, Berat.

Janë 206 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,699 që nga fillimi i epidemisë.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu