Prokurori Pali Deçolli bëhet kandidati i pestë, prokurori Bledar Maksuti bëhet kandidati i gjashtë dhe Prokurorja Anita Jella bëhet kandidatja e shtatë që kanë shprehur interes pranë KLP-së për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme në Spak.
Më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado. Sot është afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK.