Ka nisur procesi i garës për kreun e ri të SPAK.
Në orën 10:00 nisi seanca për zgjedhjen e kreut të SPAK, ku një nga tre kandidatët Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani do të marrë drejtimin e kësaj strukture, e cila heton krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.
Në seancën e KLP-së janë të pranishëm dhe përfaqësues të OPDAT, delegacioni Komisionit Europian, dhe kryeprokurori Olsian Çela.
11 anëtarët e KLP-së u raportua se do votonin për kreun e ri të SPAK, mirëpo sot mungon një prej tyre, Esmeralda Keshi.
j.l./ dita