Bota e futbollit në zi: Sinisha Mihajlovic ka vdekur. Ish-futbollisti dhe trajneri vdiq në moshën 53-vjeçare nga leucemia akute. Sëmundja e tij u diagnostikua më 13 korrik 2019, u mposht për momentin dhe më pas iu kthye në mars 2022.
Tri vite trajtim, një transplant i palcës kockore dhe rikthimi në stolin e Bologna, përpara se të shkarkohej në shtator, pas një fillimi të vështirë të kampionatit. Serbi, i cili luajti për Roma, Sampdoria, Lazio dhe Inter, ka lënë pas gruan e tij Arianna, vajzat Virginia dhe Viktorija, si dhe djemtë Marco, Miroslav, Dusan dhe Nikolas.
“Gruaja e tij Arianna, me fëmijët e tyre Viktorija, Virginia, Miroslav, Dusan dhe Nikolas, mbesa e tyre Violante, nëna e tyre Vikyorija dhe vëllai i tyre Drazen, me trishtim komunikojnë vdekjen e padrejtë dhe të parakohshme të bashkëshortit, babait, djalit dhe vëllait të tyre shembullor, Sinisha Mihajlovic, – thuhet në njoftimin e familjes.
– Na la një njeri profesionist i jashtëzakonshëm, i disponueshëm dhe i mirë për të gjithë. Ai luftoi me guxim kundër një sëmundjeje të tmerrshme. Falënderojmë mjekët dhe infermierët që e kanë ndjekur ndër vite, me dashuri dhe respekt, Françeska Bonifazi, Dr.Antonio Curti, Prof. Alessandro Rambaldi dhe Dr.Luca Marchetti. Sinisa do të mbetet gjithmonë me ne, do të jetojë me gjithë dashurinë që ai na ka dhënë”.