Frikë për tjetër sulm terrorist në Francë, evakuohet shkolla ku mbeti i vrarë profesori

0
Gjigandi

Momentet e frikës vijojnë në Francë. Shkolla në Arras, në Francën veriore, është evakuuar ditën e sotme për shkak të një kërcënimi me bombë.

Nxënësit dhe mësuesit u evakuuan me shpejtësi nga shkolla e mesme “Gambetta” rreth orës 10:30. Kjo është shkolla ku u ekzekutua një mësues nga një 20-vjeçar, të premten e kaluar.

Për pasojë mësuesi i letërsisë, Dominique  Bernard gjeti vdekjen, e ndërsa u plagosën rëndë dy persona të tjerë.

Sulmuesi, rreth 20 vjeç, me origjinë nga Çeçenia, figuronte në dosjet e policisë si “kërcënim i mundshëm për sigurinë kombëtare”, ndërsa në momentin e sulmit, ai ka thërritur “Allahu është i madh”. Sulmuesi Mohammed Mogutskov ishte nën vëzhgim nga autoritetet franceze, siç raporton gazeta “Le Figaro”.

a.c./dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu