Francezët shpërthyen ndaj tij pas humbjes, arbitri i finales ua kyç gojën me ‘foton që vlen 1000 fjalë’

0
Gjigandi

Gjyqtari i finales së Kupës së Botës në Katar, Szymon Marciniak, ka zbuluar se si Paulo Dybala dhe Lionel Messi e falënderuan pas fitores së Argjentinës, përpara se t’i ofronte fjalë ngushëlluese francezit Kylian Mbappe.

Arbitri polak, 41-vjeç, sigurisht i “kishte mbushur duart” gjatë finales së cilësisë së lartë të së dielës në Katar, duke akorduar tri penallti gjatë lojës dhe ndëshkuar tetë lojtarë me kartonë të verdhë, përpara se Argjentina të fitonte nga pika e bardhë.

Marciniak, në kthimin e tij në fshatin e lindjes, Slupno, foli për përvojën e drejtimit të ndeshjes më të madhe në futbollin botëror: “Dybala filloi të më falënderonte sikur ta kisha shënuar unë penalltinë vendimtare. Paulo ka një gjyshe polake dhe gjithmonë më del përpara dhe m’i thotë disa fjalë në polonisht. Sa herë që më shihte në arbitrimin e Juventusit, kur luante atje, ai vinte për të folur me mua në polonisht”.

World Cup final referee Szymon Marciniak has spoken about his experience, including how he embraced a distraught Kylian Mbappe after France's defeat to Argentina

Marciniak, i cili mori drejtimin e tri ndeshjeve në Kupën e Botës së Katarit, tha se Messi e falënderoi atë pas ndeshjes dhe pranoi se ishte e vështirë për t’u mbajtur nën kontroll. Arbitri ngushëlloi Mbappen e shqetësuar më pas, pasi “hat-trick” i sulmuesit francez shkoi kot. Hugo Lloris dhe Olivier Giroud ishin mes lojtarëve të tjerë francezë që treguan vlerësimin e tyre për Marciniak.

RonaTyra

Performanca e tij në një finale “kaotike” tërhoqi lëvdata nga një numër i gjyqtarëve të tjerë, duke përfshirë Pierluigi Collina dhe Howard Webb. Mike Dean i “Sportsmail” tha se Marciniak ishte ‘i shkëlqyer’ dhe vendimi për të mos i dhënë penallti Marcus Thuram, në vend të ndëshkimit të tij për simulim, ishte ‘vendimi më i mirë’ i Kupës së Botës.

Megjithatë, drejtimi i tij i finales së 18 dhjetorit nuk ishte në gjendje t’i bindte të gjithë, duke gjykuar nga ajo që ndodhi në Francë. Kritika nga pala humbëse, ajo transalpine, mori për rastin e golit të Messit 3-2. Një situatë për të cilën foli vetë Marciniak gjatë konferencës së tij për shtyp. Në momentin kur Messi e shtyu topin drejt rrjetës, dy-tre pjesëtarë të stolit argjentinas ishte futur paksa në fushë, te vija anësore.

Asnjëri prej gjyqtarëve nuk e vuri re atë që po ndodhte para pankinës së Argjentinës. Një situatë që mund të kishte çuar në anulimin e golit, siç konfirmohet nga rregulli 3.9 i IFAB: “Nëse, pasi është shënuar një gol, gjyqtari e kupton përpara se të rifillojë loja se në atë moment ka pasur një person në fushën e lojës, do ta anulojë atë. Kjo vlen nëëse personi shtesë në fushë ka qenë lojtar stoli, zëvendësues, i zëvendësuar, i përjashtuar ose një ekip zyrtar i klubit që ka shënuar golin”.

U diskutua gjatë për atë që ndodhi, veçanërisht në Francë, ku të mundurit ishin indinjuar nga mosrespektimi i rregullores. Marciniak shpjegoi duke treguar një foto tjetër të ngjashme nag finalja, e cila ua mbyll gojën francezëve: “Pse humbësit e finales nuk e përmendën këtë foto, ku mund të shihni se si janë shtatë francezë në fushë.

Marciniak said Paulo Dybala 'lunged' at him in gratitude during Argentina' celebrations

Para së gjithash, a duhet të ndikojë kjo situatë në lojë? Dhe cili ishte ndikimi i djemve që u ngritën dhe u hodhën në fushë? Po kërkoni një pikëmbështetje në çdo gjë dhe kjo nuk përbën seriozitet. Ka gazeta serioze dhe nga ato që kërkojnë publicitet. Më shkruanin miq, arbitra në Francë: gjykimi yt ishte i shkëlqyer”.

Marciniak tregoi në ekranin e celularit të tij atë që ndodhi pak para përfundimit të kohës shtesë, kur Kolo Muani e pati topin në këmbë për avantazhin e ri dhe ndoshta për të fituar Botërorin. Para pritjes së jashtëzakonshme të Martinez, që shpëtoi Argjentinën, pati një hyrje masive në fushë të lojtarëve zëvendësues të Francës, të gatshëm për të brohoritur.

Polish officials (left to right) Tomasz Kwiatkowski, Tomasz Listkiewicz, Szymon Marciniak, Pawel Sokolnicki pose for pictures after their return to Warsaw

Me pak fjalë, arbitri donte të tregonte se të dyja skuadrat nuk respektuan plotësisht rregulloren, pa ndikuar megjithatë në ecurinë e lojës. Me siguri, pas qëmtimit të këtyre fakteve, nënkampionët e botës nuk do të kenë më pretendime për gjykimin, sepse e paskan shkelur edhe ata rregulloren, por pa ndikuar aspak në rezultatin e ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu