Franca në kaos: Një spiun sabotoi dhomën e zhveshjes, emri i befason të gjithë

0
Gjigandi

Orët e pas humbjes, ato të zhgënjimit dhe hidhërimit, shpesh bëhen, për fat të keq, edhe ato të fyerjeve, siç ndodhi me Coman dhe Tchouaméni. Kjo po i ndodh Francës, pas disfatës në finale kundër Argjentinës, në ndeshjen më të rëndësishme të vitit.

Po kërkohet fajtori për finalen e humbur dhe gazetari francez Romain Molina drejton gishtin drejt një lojtari në veçanti, fajtor, sipas tij, për sabotimin e dhomës së zhveshjes së “Les Bleus”.

Sipas Molina, mbrojtësi i Bayern Munich, Pavard, dhe kombëtarja franceze kanë pasur një problem serioz në Kupën e Botës. 26-vjeçari, i freskët nga triumfi i tij në vitin 2018, dyshohet se ka bërë komente të papërshtatshme për shokët e tij të kombëtares.

Po ashtu, dyshohet se ka krijuar një atmosferë “toksike” në dhomën e zhveshjes, duke debatuar me trajnerin Deschamps dhe stafin stërvitor, por edhe duke rrjedhur informacione nga brenda dhomës së zhveshjes për shtypin.

Pra, ka dekonspiruar gjëra të brendshme te disa gazetarë. Nëse po, kjo do të shpjegonte rolin margjinal të Pavard në Kupën e Botës dhe pse Deschamps preferoi qendërmbrojtësin e Barcelonës, Kounde, para tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu