Katar- Franca hedh sytë nga Kupa e Botës.
Ka përfunduar në stadiumin “Al Bayt”, ndeshja e fundit çerek-finale, mes Anglisë dhe Francës, e cila u fitua nga këta të fundit me rezultatin 2 me 1.
Ndeshja nisi me dominimin e francezëve dhe do të mjaftonin vetëm 17’ minuta, që “kollosi” i mesfushës së Real Madrid, Aurelien Tchouameni, të kalonte “gjelat” në avantazh, falë një goditjeje perfekte nga më shumë se 20 metra distancë nga porta.
Të ndodhur në disavantazh, Anglia shtoi rastet e saj të sulmit, me Saka, Kanë dhe Foden, të cilët nuk arritën të gjenin dot golin, në pjesën e parë të lojës, por me nisjen e së dytës do të mjaftonin vetëm 9’ minuta, ku në të 54’-tën, arbitri Sampaio do të akordonte një 11-metërsh, për “tre luanët”, penalllti e cila do të shndërrohej në gol nga vetë kapiteni, Harry Kane.
Me shënimin e golit të barazimit, anglezët nuk u dorëzuan, por do të ndodhte ndryshe, pasi në minutën e 78’, një krosim fantastik nga Antoine Griezman gjen Olivier Giroud të pamarkuar siç duhet në zonë, i cili me kokë nuk gabon dhe kalon të tijë në avantazh, duke i dhuruar “gjelave”, një biletë gjysmë-finaleje.
Në fazën tjetër, Franca do të përballet me “surprizën” e kësaj Kupe Bote, Marokun, në një përballje, e cila do të përcaktojë nja nga ekipet finaliste, të “Katar 2022”.