Franca emëron të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor

0
Gjigandi

Njoftimin e bëri në një postim në rrjetin X të njohur deri vonë si Twitter edhe vet diplomati Troccaz, i cili mbante postin e Konsullit të Përgjithshëm të Francës në Jerusalem, ndërsa më parë kishte shërbyer si ambasador i Francës në Qipro si dhe kishte mbajtur poste të ndryshme në ministrinë e Jashtme dhe atë për Evropën.

Zoti Troccaz do të jetë i dërguari i pestë perëndimorë për rajonin.

Aktualisht zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar është në postin e të dërguarit të posaçëm amerikan, Sir Stuart Peach i dërguar i posaçëm i Britanisë së Madhe, ndërsa Miroslav Lajçak, në detyrën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjet të tjera të Ballkanit Perëndimor. Manuel Sarrazin është i dërguar i Gjermanisë për rajonin.

Që të gjithë janë pjesë e përpjekjeve për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Emërimi i të dërguarit ndodh në një periudhë tensionesh të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi të dielën më 24 shtator një grup personash të armatosur qëlloi mbi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie dhe plagosur një tjetër.

RonaTyra

Grupi më pas hyri me forcë në manastirin ortodoks të fshatit duke vazhduar të qëllojë mbi forcat e rendit. Përleshja përfundoi kur shumica e sulmuesve u arratisën. Tre nga sulmuesit e armatosur mbetën të vrarë.

Sulmi u cilësua si akt terrorist nga institucionet e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe diplomatë të vendeve perëndimore.

Serbia mohoi çfarëdo lidhjeje me grupin e armatosur, ndërsa Kosova akuzon Beogradin për organizimin dhe mbështetjen e tij.

Ngjarja ka nxitur shqetësime të reja ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e rajonit, ndërsa vëzhguesit thonë se mund të ketë dëmtuar rëndë procesin edhe ashtu të vështirë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

 

p.c. /dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu