Kryeministri Edi Rama në fjalën hyrëse të Samitit të Berlinit, që po mbahet sot në Tiranë shprehu nevojën e futjes së Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Ndihem vërtet mirë që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që nisi nga Angela Merkel, disa prej jush janë nga BE dhe disa të tjerë jemi nga E pa B. e megjithatë të gjithë ne besojmë fort këtë ditë nevojën e një çatie të përbashkët dhe madje edhe një llogoreje në këto kohëra sforce që duket se do të përkeqësohen para se të përmirësohem.
Është një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë vendin e vet, Evropa po ndryshon shumë më shpejt dhe më ndryshe, ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka deturuar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet.
Pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi për komunitete demokratike, pyetja është se si po reagojmë ndaj kësaj skene ndërkohë që ne jemi të bashkuar kundër Rusisë, a po përgatisim një përgjigje me të cilat po përballet komuniteti ynë, të gjithë ne që përfaqësojmë Evropën.
Ndarja e dhimbshme mes anëtarëve dhe jo anëtarëve të BE, të jetosh pa BE nuk është e lehtë, sfida po intensifikohet krahasuar me homologët e BE, nuk dua të ngre gishtin por të ngre disa pikëpyteje se a mund t’i përballojmë këto ndasi siç bënim disa vjet më parë?”, tha Rama.
“Dua të shpreh mirënjohje për përpjekjet e komisionerit Varheley, tashmë po ndërrmarim hapa për ndryshime kryesore ekonomike. Ky është hapi i parë i guximshëm, tashmë jemi në pikën kur diskutojmë ekonominë dhe gjithë të tjerat. Ne kemi luajtur rolin tonë, por përpjekjet për të hequr tarifat janë penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajonit.
Mund të them që fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë, janë dëshmi e frikshme e ndarjes që e ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Europës, kur kriza të forta na kanë kanë goditur. Në kuadër të planit të Ballkanit Perëndimor invenstimet janë mbresëlënëse.
Nuk po kërkoj përfitime të barabarta financiare për vendet joanëtare, por procesi i bazuar në merita duhet të vazhdojë, Por në këtë peziazh që gjërat zhvillohen shpejt ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të siguruar një ekzistencë të harmonishem të Europës dhe të merremi me këtë ndasi përpara se të dëmtojmë Europën së brendshmi”, tha ndër të tjera Rama.
Kryeministri Edi Rama, i ulur krah kancelarit gjerman Scholz tha se nuk janë mbajtur premtimet ekonomike.
“Gjatë 9 viteve kemi dëshmuar në takime të panumërta, edhe u bëmë pionerë të iniciativave tona si Open Balkan, që do kishte qenë i pakonceptueshëm pa procesin e Berlinit. U detyrohemi vendeve si Franca, Australia që kanë qenë kampione të kësaj nisme. Futja e kësaj fryme e kombinimi në frymën e rajonit është një arritje e madhe të procesit të Berlinit. Më duhet të theksoj se premtimet konkrete të procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht”, tha Rama.
j.l./ ABC24.AL