Fotoja me Kupën e Botës, Messi thyen rekordin e pëlqimeve në Instagram

0
Gjigandi

Pas suksesit madhështor në Kupës së Botës, Messi theu një tjetër rekord, këtë herë sa i përket aktivitetit në rrjetet sociale.

Postimi i tij i fundit me trofenë e kampionit në duar ka marrë thuajse 56 milionë “like” (mbi 1.2 milionë komente), duke lënë pas pikërisht foton e postuar nga Ronaldo, për ironi të fatit duke luajtur shah me Pleshtin (foto e realizuar nga Annie Leibovitz).

Në fakt, fotoja e shahut ishte postuar në profilet e të dyve, por nëse tek Messi kishte marrë 32 milionë “like”, te CR7 kishte arritur në thuajse 42 milionë.

Gjithashtu fotoja e Messit ia kalon me pëlqime edhe vezës së famshme në Instagram, e cila ishte fotoja me më shumë “likes” nga përdoruesit. Ajo numëron 55 milionë pëlqime.

RonaTyra

j.l./ dita 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu