Dje ndodhi një tragjedi brenda një lokali në Romë. Tre gra, përfshirë një mikeshë të kryeministres të Italisë, u vranë kur një burrë hapi zjarr në një kafene në Romë, duke plagosur katër persona të tjerë. Ata që ishin brenda po mblidheshin si pjesë e komitetit të banorëve të një blloku lokal.
Sabina Sperandio, Elisabetta Silenzi dhe Nicoletta Golisano janë tre viktimat, të cilat u qëlluan për vdekje nga Claudio Campiti, tashmë i arrestuar.
Personi në foto është Claudio Campiti, 57-vjeçari i cili përshkruhet nga dëshmitarët si një njeri që jetonte vetëm e që ishte në depresion.
Sipas raportimeve, Campiti jetonte në një shtëpi pa ujë dhe pa energji elektrike dhe kishte qenë protagonist i një sërë ankesash, madje edhe kërcënimesh ndaj fëmijëve. “Ai kishte pasur probleme – shpjegon një dëshmitar – nuk e di nëse ishte i paqëndrueshëm”.
Vrasësi në blogun e tij:
Në blogun e tij kushtuar konsorciumit Valle Verde, ai kishte shkruar më 2 nëntor 2021: “Mirëserdhe në ferr, këtu me kodin penal. gjendja që shkon në tualet, raportimi është humbje kohe, unë jam hajdut”. Postimi vazhdon me një listë shumë të gjatë akuzash kundër anëtarëve të tjerë të konsorciumit, referenca për “mafia” të supozuara dhe pasazhe shqetësuese si “Po më mbajnë pa ndriçim publik, ju e dini në errësirë mund të shihni më pak dhe mund të qëlloni paqe”.
Simbolet e nazifashizmit në profilin e Facebook:
Një medalje me moton fashiste “Shumë armiq, shumë nder”, “ushtarë” me tiparet e Hitlerit dhe Musolinit, me dhjetëra foto të atyre që duken si udhëtime janë ndër imazhet që mund të shihen në profilin e Campiti në Facebook.
Vrasësi kishte humbur një djalë adoleshent:
Campiti kishte humbur djalin e tij 14-vjeçar, Romano, në një aksident me rrëshqitje në vitin 2012 në Sesto (Bolzano) dhe gjykata kishte dënuar një instruktor skijimi dhe dy drejtues të qendrës së skive në 2016. Në vitin 2017 Gjykata e Apelit kishte konfirmuar dënimin dhe dëmshpërblimin prej 240 mijë eurosh për familjen. Me një vit e tre muaj u dënuan instruktori i skive Alessio Talamini, drejtori i qendrës së skijimit Sesto-Croda Mark ëinkler dhe oficeri i sigurisë Rudolf Egarter. Në zonat e Reatinos ku jetonte Campiti dihej historia dhe ka nga ata që kishin vënë re tek ai, që nga ai episod e në vazhdim, një ndryshim të qartë në qëndrim dhe karakter.
Kryeministrja Giorgia Meloni e cilësoi një nga gratë e vrarë si mikeshën e saj, Nicoletta Golisano. Në një postim në Facebook, ku i dërgoi ngushëllimet familjes së zonjës Golisano, Meloni tha se do ta kujtonte gjithmonë shoqen e saj “të bukur dhe të lumtur”.
“Nicoletta ishte një nënë mbrojtëse, një shoqe e sinqertë dhe e matur, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Por mbi të gjitha ajo ishte një profesioniste me një ndjenjë detyre jashtë të zakonshmes… Nikoletta ishte shoqja ime. Nuk është e drejtë të vdesësh kështu”, shkroi Meloni.
j.l./ dita