Një pallat në Bulqizë rrezikon jetën e 45 banorëve që jetojnë aty, për shkak të tërmetit që ra para dy ditësh, me magnitudë 4.9 të shkallës rihter.
Policia e shtetit ka vendosur një shirit në këtë pallat, ndërsa është kërkuar që banorët të largohen nga aty.
Ndërkohë ky pallat është dëmtuar edhe nga tërmeti i 2019-ës, ku u vendos për dy javë shiriti që tregonte se ai ishte i pabanueshëm.
Por duke qenë se disa banorë nuk pranuan të largoheshin nga banesat e tyre, ata u rikthyen në pallat, ndonëse iu rrezikohej jeta.
Siç shihet dhe nga pamjet, pallati është dëmtuar dhe është shpallur i pabanueshëm.
j.l./ dita