Deputeti Agron Çela ka lënë Partinë e Lirisë për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Dhe kete me sa duket eshte kujdesir shume per ta bere sa me zyrtare te jete e mundur!
Një foto e Agron Çelës me drejtuesen politike të PS në Shkodër, Elisa Spiropali dhe Benet Becin, kandidatin potencial per te garuar ne kryeqendren e veriut per te marre bashkine qe gjendet ne “duart” e PD permes bardh Spahise, është shpërndarë orët e fundit, por vetë ata nuk e kanë publikuar në rrjetet sociale.
Në foto shihet edhe Edmond Ndou, i cili i është bashkuar PS, pasi ka qenë kreu i degës së Partisë së Lirisë në Shkodër.
Pra, jo vetëm Agron Çelën, por Ilir Meta humbet edhe kryetarin e partisë në Shkodër. Njeheresh PL mbetet ne Kuvend vetem me 3 deputete, si asnjehere tjeter, pasi dhe kur sapo ishte krijuar arriti ti kete kater deputete, ne zgjedhjet e vitit 2005.
o.j/dita