Foto me trupin e pajetë të Pele, ‘plasin’ kritikat ndaj Infantinos

0
Gjigandi

Figura të shquara të futbollit botëror u bënë bashkë për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës braziliane të futbollit Pele.

Ky i fundit u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, ndërkohë që ceremonia u zhvillua në stadiumin e skuadrës së Santosit, ku mijëra qytetarë ishin të pranishëm.

Një ditë e ‘zezë’ për sportin, por ku nuk munguan as kritikat e konkretisht në qendër të tyre ishte kreu i FIFA-s, Xhani Infantino.

Në pamjet e ndara nga ceremonia mortore duket Infantino i buzëqeshur, madje duke shkrepur disa foto me të pranishmit. Jo vetëm ai, por e qeshura shihet dhe në fytyrën e vajzës së ish-futbollistit brazilian.

Diçka e tillë nuk i ka shpëtuar syrit të dashamirësve të futbollit, të cilët e kanë konsideruar si gjest aspak normal. Sipas tyre, kjo situatë u shfrytëzua nga kreu i FIFA-s për të reklamuar veten e tij si personazh. Madje, ai nuk nguroi të jepte dhe intervista për mediat nga Vila Belmiro, duke shprehur ngushëllimet për familjarët e legjendës.

RonaTyra

Ndër të tjera, Infantino bëri thirrje se të 211 anëtarët e FIFA-s duhet të emërtojnë një stadium me emrin e Pele, në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë rëndësinë e tij.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu